• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Klopp kërkon perfeksion nga Liverpooli për ta eliminuar Real Madridin

Klopp kërkon perfeksion nga Liverpooli për ta eliminuar Real Madridin

by albnews
14 April, 2021
in Sports, UK
0
6
VIEWS

Liverpooli duhet të prodhojë një “performancë perfekte” për të kapërcyer deficitin e ndeshjes së parë dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka insistuar trajneri Juergen Klopp.

Klopp është i bindur se vetëm një paraqitje madhështore do t’i ndihmoj Liverpoolit për të tejkaluar Real Madridin. Në ndeshjen e parë të luajtur në Madrid, Liverpooli pësoi humbje me rezultatin 3:1. Të mërkurën mbrëma prej orës 21:00, Liverpooli e pret në stadiumin “Anfield Road” skuadrën madrilene. Kështu që Liverpooli nëse dëshiron të bëjë edhe një rikthim të famshëm në Ligën e Kampionëve, duhet të bëjë ndeshjen më të mirë të këtij sezoni. Në rast se kalon tutje kjo do të jetë hera e tretë që Liverpooli do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në katër vjetët e fundit. Nëse Liverpooli eliminohet, atëherë kampioni në fuqi i Anglisë, do ta mbyll këtë sezon pa asnjë trofe. Me shtatë ndeshje deri në fund të sezonit në Premier League, tashmë është matematikisht e pamundur që Liverpooli të mbrojë titullin pasi zë vendin e pestë në tabelë dhe ka 22 pikë më pak se Manchester City që është lider. Kështu që të gjitha shpresat për ta shpëtuar këtë sezon zhgënjyes janë te Liga e Kampionëve.

“Ky ekip i Real Madridit ka disa nga talentet më të mëdhenj të futbollit në botë. Kjo nuk është një befasi – është ajo që bën Real Madridi. Pra, për të mposhtur një skuadër si kjo duhet të përpiqesh gjithmonë për të pasur një paraqitje perfekte”, tha Klopp në konferencën për shtyp të martën. “”Por ajo që nuk do ta harrojmë është se si ekip jemi shumë të mirë, kemi lojtarë të talentuar dhe mund të prodhojmë momente të veçanta. Kemi karakterin e duhur për të bërë diçka pasi jemi Liverpooli”.

Liverpooli është ekip që ka ditur të bëjë kthesa të mëdha në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2019, skuadra angleze arriti ta eliminojë Barcelonën në gjysmëfinale përkundër që kishte pësuar humbje në ndeshjen e parë me rezultatin 3:0. Në duelin e kthimit, Liverpooli fitoi 4:0 dhe u kualifikua në finale të kësaj gare, të cilën edhe e fitoi në atë vit. Megjithatë, Klopp ka thënë se mungesa e tifozëve në tribunat e stadiumit “Anfield Road” për shkak të situatës së krijuar me koronavirus, ka ndikim të madh.

“Mungesa e tifozëve do të ndihet por këtë herë është radha jonë që të luajmë për ata. Nuk kemi çfarë të humbim dhe do të mundohemi të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit. Është mundësia e vetme për të arritur diçka këtë sezon, ndonëse nuk do të jetë aspak lehtë”, është shprehur Klopp. “Kemi bërë rikthime të mëdha në të kaluarën dhe nuk do të dorëzohemi as këtë herë. Besoj në një paraqitje të mirë dhe për ta mposhtur një ekip si Reali, duhet të luajmë shumë më mirë se në ndeshjen e parë”.

Edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Andy Robertson ka pranuar se mungesa e tifozëve do të ndikojë shumë. Megjithatë, ai ka shtuar se futbollistët e Liverpoolit e kanë përgjegjësinë për të krijuar atmosferën vetvetiu. Sipas Robertsonit vetëm në këtë mënyrë është i mundur rikthimi ndaj Real Madridit.

“Rikthimi i rezultatit kundër Barcelonës para dy vjetësh, nuk do të ishte i mundur pa praninë e tifozëve. Ata na ndihmuan shumë në këtë aspekt dhe tani mungesa e tyre do të jetë e madhe. Por, ne do të mundohemi të krijojmë atmosferë në zhveshtore përpara se do të dalim në fushë. Kemi mundësinë e fundit për të bërë diçka dhe nuk do të dorëzohemi për asnjë moment”.

Në anën tjetër, Real Madridi edhe në ndeshjen e kthimit do të jetë pa kapitenin Sergio Ramos. Ramos këtë herë nuk është i lënduar por të martën ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Për shkak të koronavirusit nuk do të paraqitet as Raphael Varane, i cili i mungoi Realit edhe në ndeshjen e parë. Me madrilenët nuk ka udhëtuar as Eden Hazard pasi nuk do të jetë i gatshëm për lojë. Reali në këtë ndeshje futet pas fitores në “El Clasico” kundër Barcelonës, që e arriti të shtunën. Ai triumf pritet të jetë motiv shtesë për futbollistët e Realit edhe në ndeshjen e kthimit kundër Liverpoolit. Krahas Championsit, Real Madridi është në garë edhe për ta mbrojtur titullin e kampionit në La Liga.

“Jemi të motivuar pas fitores në ndeshjen e parë por ende asgjë nuk ka përfunduar. Kur e them këtë, e kemi parasysh se Liverpooli është një kundërshtar që di të bëjë rikthime të rezultateve. Ne jemi të përgatitur dhe nuk do të dalim për ta mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë por për ta fituar takimin. Do të jetë shumë e rëndësishme nëse vazhdojmë me paraqitje të mirë”, ka thënë sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema. “Kemi kryer vetëm një pjesë të vogël të punës dhe duhet të dalim në fushë për ta përfunduar të gjithë punën”.

Benzema do të jetë i motivuar për këtë ndeshje pasi i nevojitet vetëm një gol për të barazuar rekordin e Raul Gonzalezit në Ligën e Kampionëve. Raul është golashënuesi më i mirë në histori të klubit në Champions me 71 gola të shënuar, një më pak ka francezi Benzema.

Ndërkohë rikthim të rezultatit në ndeshjen e dytë çerekfinale po kërkon edhe Borussia Dortmundi. Ekipi gjerman të mërkurën mbrëma e pret skuadrën e Manchester Cityt në stadiumin “Signal Iduna Park”. Në ndeshjen e parë, Dortmundi pësoi humbje 2:1 në udhëtim nga City. Megjithatë, te Dortmundi nuk janë të sigurt për paraqitjen e sulmuesit Marco Reus dhe mbrojtësit Mats Hummels që pësuan lëndime në ndeshjen e fundit. Ndërkohë, Dortmundit përfundimisht do t’i mungoj mesfushori anglez Jadon Sancho.

“Duhet të kemi kurajo dhe të luajmë me vetëbesim. Kemi përballë një ekip si Manchester City që këtë edicion ka treguar paraqitje fantastike. E rëndësishme është që ne jemi të motivuar dhe do të futemi në ndeshje për të fituar dhe vazhduar garën në Ligën e Kampionëve”, ka thënë trajneri i Dortmundit, Edin Terziq, që pret gola prej sulmuesit norvegjez Erling Haaland.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar nga futbollistët e tij që mos të luajnë me emocione por të angazhohen maksimalisht në ndeshjen e kthimit kundër Dortmundit. Madje, Guardiola ka thënë se i duhen 11 liderë në fushë për të avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nëse duam të fitojmë, duhet ta meritojmë atë, duhet të shkojmë për të. Kjo do të ndodhë, ashtu siç e kemi bërë shumë herë këtë sezon. Sigurisht që duhet të kontrollojmë emocionet, por ndonjëherë ju nevojiten emocione në një mënyrë të mirë për të fituar ndeshje të tilla. Ne nuk do të bëjmë ndonjë gjë të veçantë, thjeshtë do të shkojmë për ta fituar ndeshjen dhe secili prej lojtarëve duhet të jetë lider në fushë”, ka thënë Guardiola.

E mërkurë (21:00)

Liverpool – Real Madrid (1:3)

Borussia D. – Man. City (1:2)

Previous Post

Anija përmbyset nga një stuhi e fortë në brigjet e Louisiana

Next Post

Ish-shefi i Pentagonit: ShBA-ja duhet të dërgojë trupa në Detin e Zi

albnews

albnews

Related Posts

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…
Albania

Pas fitores së Ramës, Shqipëria kthehet në “kamp refugjatësh”, edhe Anglia gati të dërgojë refugjatë në Shqipëri, gjithçka vendoset të…

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh
UK

Viktimë e gabimit në drejtësi, britaniku i dënuar për vrasje lirohet pas 38 vjetësh

14 May, 2025
Next Post
Ish-shefi i Pentagonit: ShBA-ja duhet të dërgojë trupa në Detin e Zi

Ish-shefi i Pentagonit: ShBA-ja duhet të dërgojë trupa në Detin e Zi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1810 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM