Kandidati për deputeti i PD-së për Qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me banorë të Korçës.
Ai tha se padurimi për të votuar kundër pushtetit të rilindjes shihet në çdo takim, në çdo fytyrë, në çdo fjalë të qytetarëve të Korçës.
“Shqipëria nuk do të shkojë drejt humnerës, drejt shkatërrimit, Shqipëria do të përqafojë ndryshimin, Partinë Demokratike dhe programin e saj. Po! Ndryshimi do të vijë e programi do të zbatohet. Unë angazhohem se do të jem në shërbim të qarkut të Korçës dhe ky është privilegji më i madh që më kanë dhënë qytetarët korçarë. Voto 9, Voto PD, për Korçën për Shqipërinë”, tha Salianji.