ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 9 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 10 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 10 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 10 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Cili është lideri i parë i huaj që do ta presë Bideni në Shtëpinë e Bardhë

albnews by albnews
16 April, 2021
in Bota
0
Cili është lideri i parë i huaj që do ta presë Bideni në Shtëpinë e Bardhë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të premten do ta presë liderin e parë të huaj që e viziton në Shtëpinë e Bardhë. Këtë nder do ta ketë kryeministri i Japonisë, Yoshihike Suga.

Takimi njëditor pritet të përfshijë diskutime rreth hapave për pasurimin e zinxhirëve furnizues, të cilët shihen si shumë të varur nga Kina, dhe rreth një zotimi prej 2 miliardë dollarësh nga Japonia për të punuar me Shtetet e Bashkuara për alternativat e rrjetit 5G të kompanisë kineze, Huawei, tha një zyrtar i lartë amerikan.

RelatedPosts

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Bideni dhe Suga gjithashtu pritet të diskutojnë për çështjen e të drejtave të njeriut që lidhen me Kinën, përfshirë situatën në Hong Kong dhe Xinjiang, tha ky zyrtar, shkruan Reuters.

Pritet që pas takimit të dilet me një deklaratë për Tajvanin, të cilin Kina e cilëson si pjesë të territorit të saj dhe i cili po ndodhet nën trysni të shtuar ushtarake nga Pekini.

Zyrtari amerikan tha se të dyja vendet, ndonëse nuk dëshirojnë t’i shtojnë tensionet ose ta provokojnë Kinën, po përpiqen që të dërgojnë një sinjal të qartë se dërgimi i aeroplanëve luftarakë kinezë në zonën ajrore të mbrojtjes së Tajvanit nuk është në përputhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Japonisë tha këtë javë se ende nuk është vendosur nëse do të ketë deklaratë të përbashkët, ndërsa dy ligjvënës japonezë të partisë në pushtet, të afërt me këto diskutime, thanë se zyrtarët kanë qenë të ndarë rreth asaj nëse kryeministri Suga duhet t’i bashkohet një deklarate të fuqishme rreth Tajvanit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result