Gjendet në Belgjikë statuja romake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy oficerë italian ka gjetur një statujë të vjedhur romake në një dyqan antik belg, pothuajse një dekadë pas plaçkitjes nga një vend arkeologjik, sipas autoriteteve.

Statuja prej mermeri pa kokë e një “Togatus” nga shekulli i parë pasa Krishtit u vodh 10 vjet më parë nga një hajdut i paidentifikuar në sitin arkeologjik romak Villa Marini Dettina Park.c

Statuja, me vlerë rreth 100,000 euro u sekuestrua dhe u kthye në Itali, thanë autoritetet.

Një hetim i bërë me bashkëpunimin e autoriteteve belge zbuloi trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore të drejtuara nga një biznesmen italian i cili përdori një pseudonim spanjoll dhe është referuar në Prokurorinë e Romës për marrjen e statujës së vjedhur dhe eksportimin e saj, thanë autoritetet.

Share This Article