NASA tha të premten se i ka dhënë ndërmarrjes private hapësinore SpaceX të Elon Musk, një kontratë prej 2.9 miliardë dollarë për të ndërtuar një anije kozmike për të zbarkuar astronautët në Hënë në vitin 2024, duke e zgjedhur atë mbi kompaninë e Blue Origin të Jeff Bezos dhe kontraktorin e mbrojtjes Dynetics Inc.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, oferta nga shefi i Teslas Inc, Musk, mundi një nga themeluesit të Amazon, Jeff Bezoz i cili kishte partneritet me Lockhead Martin Corp, Northrop Grumman Corp dhe Draper.
NASA tha se zbarkuesi do të bartë dy astronautë në sipërfaqen hënore.
“Ne duhet ta kryejmë zbarkimin tjetër sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Steve Jurczyk, administratori i përkohshëm i NASA-s.
“Kjo është një kohë e pabesueshme për t’u përfshirë në eksplorimin njerëzor, për të gjithë njerëzimin”, shton ai.