Gjirokastër, 50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodromin e qytetit të gurtë

albnews
By
1 Min Read
[vplayer id=”181117″]

Në grup prej 50 parashutistët nga Italia kanë çelur sezonin turistik për këtë vit në aerodromin e Gjirokastrës. Parashutistët italianë realizuan hedhje nga avioni, nga lartësia 3 mijë metra duke shfaqur një spektakël të vërtetë për të apasionuarit e sporteve të ajrit. Aktiviteti u realizua si një bashkëpunim i

“Skydive Albania” dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës duke qenë i pari në kalendarin e aktiviteteve për këtë vit në aerodromin turistiko-sportiv të Gjirokastrës.

“Është hera e tetë që vijmë këtu në Shqipëri, ndihemi mjaft mirë përpiqemi që këtu të zhvillojmë aktivitete disa herë në vit. Gjirokastra është një qytet i mrekullueshëm dhe me potenciale për turizmin, mendoj se edhe këtë vit do të mirëpresë shumë italianë sepse interesi për ta vizituar është i lartë”, thotë një parashutist.

“Gjithmonë është emocion të rikthehem në aktivitete të tilla këtu në Gjirokastër, qyteti është fantastik, zbritja me parashutë të jep adrenalinë, gjithmonë do të jem i pranishëm në vendin tuaj”, shprehet një tjetër.

Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare për sportet e ajrit është kthyer në një traditë për Gjirokastrën. Evente të tilla promovojnë turizmin dhe tërheqin vizitorë të shumtë në qytetin e gurtë.

Share This Article