Dy rusët që dyshohen për helmimin e Sergei Skripalit në Salisbury në vitin 2018, po akuzohen edhe për një shpërthim në një depo të armëve në Republikën Çekisë në vitin 2014, raporton BBC.
Policia çeke ka publikuar fotot e Alexander Petrovit dhe Ruslan Boshirovit, për të cilët thonë se ishin në Çeki në kohën e shpërthimit, ku humbën jetën dy persona.
Republika e Çekisë ka dëbuar 18 diplomatë rusë në shenjë hakmarrje.
Një parlamentar rus e ka quajtur akuzën absurde.
Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, ka thënë se shteti duhet të reagoj ndaj zbulimit që e lidh shpërthimin me shërbimet e inteligjencës ushtarake ruse, GRU.
Çekia ka thënë se do ta njoftojë NATO-n dhe aleatët e Bashkimit Evropian për dyshimet dhe se do të diskutohet kjo çështje edhe në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së të hënën.
Të shtunën mbrëma në konferencë për media, Babis ka thënë se 18 diplomatë rusë që janë identifikuar se punojnë për shërbimet e inteligjencës së Rusisë do të duhet të largohen nga Çekia brenda 48 orëve.