Deputeti pro-Brexit, Boris Johnson, favoriti kryesor për të pasuar kryeministren britanike, Theresa May, shprehu sot pesimizmin e tij për sa i përket ngrohjes së marrëdhënieve mes Londrës dhe Moskës për sa kohë presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në pushtet.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët që prej helmimit në vitin 2018 të ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Angli, që sipas Londrës ky krim është bërë nga Rusia, ndërkohë që Moska ka mohuar çdo përfshirje.
“Kjo çështje ka qenë zhgënjimi më i madh kur isha në Punët e Jashtme”, tha Boris Johnson, shef i diplomacisë britanike mes korrikut 2016 dhe korrikut 2018./ATSH/