ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 5 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 5 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Veseli: Serbia do të përgjigjet për gjenocidin e kryer në Kosovë

albnews by albnews
28 June, 2019
in Kosova
0
Veseli: Serbia do të përgjigjet për gjenocidin e kryer në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë u dha premiera e dokumentarit “Kujtojmë mos me harrue”, të autorit Asllan Bajrami.

Dokumentari rrëfen luftën e Kosovës dhe dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga forcat paramilitare ushtarake serbe.

RelatedPosts

​Procesi gjyqësor në Hagë-sot nis dëshminë diplomati amerikan, Christopher Hill

Halil Thaçi, i vetmi kandidat në balotazh që përmbysi rezultatin nga i dyti në të parin

Zgjedhjet në Kosovë, si janë ndarë komunat pas raundit të dytë

Në një fjalë të rastit, kryeparlamentari Veseli, duke kujtuar edhe njëherë krimet e Serbisë në Kosovë, tha se këtu edhe buron ideja e tij për një tribunal ndërkombëtar për gjenocidin serb, pra, për të shpaguar sakrificën e shqiptarëve të Kosovës dhe njëkohësisht për të vënë në vend drejtësinë, të mohuar për dy dekada.

“Serbia është shteti i cili ka kryer gjenocid në Kosovë, me kriminelët e saj të cilët shkaktuan shumë vuajtje mbi popullatën tonë të pafajshme. Pra, nuk po flasim për ballafaqimet ushtarake midis Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe ushtrisë e policisë së Serbisë, por po flasim për një veprim tërësisht të organizuar nga shteti serb dhe të realizuar nga forcat ushtarake dhe policore të tij, mbi fëmijë, pleq dhe gra të pambrojtura. Janë këto veprime të dënuara me cdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerëzore”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës, kreu i Kuvendit përsëriti se iniciativës së tij do t’i shkohet deri në fund dhe tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb do të ndodhë pashmangshëm.

Ai tha se është turpi më i madh që një komb mund ta mbajë gjatë historisë, nëse nuk përgjigjet për krimet që i ka kryer mbi njerëzit e pafajshëm.

Kryeparlamentari Veseli përgëzoi autorin e dokumentarit, gazetarin e njohur Asllan Bajrami, për, sic tha ai, punën e tij të jashtëzakonshme, që nga periudha e luftës.

Po ashtu, Veseli u bëri thirrje studentëve që të marrin këto tema dhe dëshmi, dhe t’i trajtojnë ato, për ta vënë sa më shumë në pah atë që ka ndodhur para 20 vjetëve.

“Fjalët nuk do ta sjellin drejtësinë, por faktet. Derisa po flasim për mijëra të vrarë dhe mijëra gra të tjera të dhunuara, për t’u ballafaquar në tribunalin ndërkombëtar duhet të kemi fakte konkrete, të pranuara edhe nga drejtësia ndërkombëtare”, theksoi Veseli.

Ai paralajmëroi se në Komunën e Mitrovicës do të ndërtohet një monument përkujtimor, me përmasa të mëdha, në të cilin do të jetë edhe një dhomë muzeale e rrëfimit për gjenocidin serb në rajonin e Mitrovicës./KosovaPress/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result