Teksa nga zgjedhjet e 25 prillit, na ndajnë vetëm 4 ditë, Kryedemokrati Lulzim Basha, mëngjesin e ditës së sotme u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të ditën e dielë.
“Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë!”
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha shkruan se shpresa për ndryshim është si asnjëherë më parë.
“Shpresa për ndryshim është ndezur si asnjëherë më parë tek gjithë diaspora shqiptare si një ogur i mirë për të ardhmen tonë. Gjithkush që e ka të shtrenjtë Shqipërinë kërkon ndryshim, mundësi të reja që shqiptarët ta bëjnë realitet edhe ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.
Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Basha.