Rreth orës 15 në rreth rrotullimin e Maqellarës është konstatuar një mjet tip ‘Wolzvagen’ dhe në të ishin dy persona.
Denis Xholi punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë dhe Albjon Xholi kushëriri i tij.
Dy personat janë pikasur nga banorë të Maqellarës dhe simpatizantë të PD, të cilët e kanë bllokuar makinën në vend.
Pas bllokimit janë grumbulluar qindra simpatizantë të PD dhe kanë mbajtur të bllokuar makinën bashkë me njerëzit deri sa erdhi policia.
Prokurorja urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme parash prerje të mëdha 50 dhe 20, si dhe plot karta identeteti. Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të Administratorit të Maqellarës.
Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat.