Kryeministrit Britanik Boris Johnson i është kërkuar të ndryshojë nurmrin e telefonit për shkak të mesazheve të shumta që merr nga lobistët. Sekretari i kabinetit të tij, Simon Case thotë se rekomandimi i është bërë që vitin e kaluar, por Boris Johnson e ka refuzuar këshillën. Burime nga Downining Street për Telegraph kanë treguar se përdorimi i WhatsApp nga Kryeministri Johnson është një ‘problem i përhershëm’ për disa zyrtarë në Downing Street rreth bisedave që zhvillohen.
‘Problemi me Boris është se ai u përgjigjet të gjithëve’.
Megjithatë nuk thuhet se kryeministri Johnson ka pranuar ndonjë nga kërkesat e lobistëve.
Politico botoi nëj artikull ku pretendohet se Johnson merr mesazhe private nga James Dyson dhe sundimtari saudit Mohammed bin Salman. Downing Street ka njoftuar se do të ketë një hetim të brendshëm për rrjedhjet e mesazheve private mes Boris Johnson dhe miliarderit Dyson ku thuhet se është biseduar mbi çështje taksash.
Johnson vetë premtoi se do e rregullojë këtë çështje pas lobimit personal nga James ndërsa ky i fundit kërkonte të tregtonte edhe ventilatorë në kulmin e krizës së koronavirusit. Hetimi pritet të nxjerrë në dritë bisedat dhe nëse kryeministri Johnson mund të ketë kryer ndonjë marrëveshje.