Presidenti Ilir Meta përsëriti edhe mbrëmjen e sotme se nëse Edi Rama fiton në mënyrë demokratike 71 mandate, atëherë ai lë presidencën e del në bulevard.
“Apeloj të gjithë të reflektojnë me qëllim që të gjithë të votojnë në mënyrë sa më të lirë dhe të kemi një proces numërimi sa më me integritet. Unë nuk pres zgjedhje daneze, aq më tepër nga një kryeministër në detyrë si Edi Rama që vetëm provokon e tensionon.
Por e kam bërë të qartë, nëse fiton në mënyrë demokratike e të pranueshme 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por ama atë zarfin, një dorëheqje ia çoj, i them merre se nuk kam asnjë merak, nëse populli shqiptar ka gjykuar që ty nuk të mjafton gjithë pushteti e parlamenti, gjykatësit e prokurorët që i kontrollon, po të jap presidentin, merre e unë po dal në bulevard. Respektoj vendimin e popullit. Nëse populli i jep 71 mandate unë i jap edhe presidentin, dal në bulevard, iki nga zyra, ia lë zyrën atij e të vëjë kukull kë të dojë. ” tha Meta në një intervistë për Syri TV
“Çfarë do të bëj edhe një vit më shumë president nëse populli mendon se Edi Rama duhet të na qeverisë edhe një herë” vijoi më tej Meta duke akuzuar Ramën se ka bllokuar integrimin europian të vendit.