Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka rezultuar kandidati më i votuar në listat e PD-AN në radhët e aleatëve të demokratëve të cilët në këtë zgjedhje dolën të “shkrirë” në një listë me atë të Partisë Demokratike.
Ndërkohë pas Idrizit, aleati që ka marrë më shumë vota është kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ndjekur nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.
Por aleati që është votëbesuar më pak në zgjedhjet e të dielës, është kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i cili kandidonte i teti në listat e PD-AN në Shkodër. Ai ka arritur të sigurojë vetëm 228 vota.
Votat që ka marrë secili kandidat deri më tani
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, në Tiranë 5943 vota
Kreu i PR Fatmir Mediu, në Tiranë 5195 vota
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në Tiranë 4333 vota
Kreu i PAA-së Agron Duka, në Durrës, 3063 vota
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, në Tiranë, 642 vota
Kreu i PDK-së Nard Ndoka, në Shkodër 228 vota