Kancelari i Austrisë uron Ramën: Të forcojmë më tej marrëdhëniet tona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një stausi në Twitter, Kurtz shkruan se Austria pret që të forcohen më shumë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, për të luftuar pandeminë dhe për t’i mundësuar Shqipërisë hyrjen në BE.

“Urime Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, ka shkruar Kurtz.

Share This Article