Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, ku një pallat në Tiranë u përfshi nga flakët, këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat kanë folur banorët e lagjes.
Gjatë intervistës, banorët shprehen të shqetësuar për të njohurit që morën plagë gjatë evakuimit nga pallati dhe se janë të shqetësuar dhe të frikësuar për raste të tjera.
“Kam kohë që nuk kemi folur, se unë shoqe e kam. Nuk është se e kam ndonjë të afërme. Nuk ia kam numrin e djalit dhe nuk e kam kontaktuar dot. Numrit të saj i rash dhe e ka të fikur që dije në mbazdite”, u shpreh një e afërme e një prejt të lënduarave.
“Jemi të shokuar të gjithë. Kemi frikë edhe me një zjarr që bie. Ku janë masat parandaluese, ku është sigurimi teknik i pallatit”, është shprehur një banore.
Ndërkohë, një grua tjetër tregoi momentin se kur nisi zjarri dhe tregoi se ka paë gjithë ngjarjen.
“Ne ishim në hotel dhe kur dëgjuam zhurma, me thënë të drejtën u trembëm shumë për njerëzit mos kishte ndonjë brenda, por ka dashur Zoti s’ka ndodhur gjë. Kemi parë gjithçka”, u shpreh ajo.
Sakaq, një zonjë tjetër u shpreh se nuk ka besim tek autoritetet dhe sipas saj zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se është ndezur nga një fëmijë me letra e kartonë jashtë marketit.
“Nuk kam besim fare, se gjejnë dhe mashtrojnë, besimi është leku. Gjynah njerëzit ku do rrijnë, pse s’u strehuan mbrëmë, por u lanë nëpër njerëz. E kam parë momentin e zjarrit që në fillim dhe u fut ai fëmijë apo nuk e di, ka ndez kartonat dhe ka ikur, ishte e qëllimshme. A i hyri, por nuk e di se nga doli, e pashë edhe në TV dhe në telefon”, u shpreh ajo.

