Tre trinakë kanë ardhur në jetë mëngjesin e sotëm në maternitetin “Koço Gliozheni”. Lajmin e mirë e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në ‘Facebook’.
“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden 😍😍😍 shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë🤗“shkruan Manastirliu.