Kuka: Xhudistët elitarë do jenë pjesë e forcave elitare të ushtrisë sonë

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës vizitoi ekipin e xhudos në Zagreb të Kroacisë, atje ku po mbahet European Open, garë në të cilën Kosova po paraqitet me gjashtë xhudistë.

Laura Fazliu sot fitoi medaljen e artë në këtë garë, duke treguar performanca të mëdha.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka në Facebook ka paralajmëruar një kalim të xhudistëve elitarë të Kosovës në forcat elitare të Republikës së Kosovës.

“E ndërkohë ekipin tonë e vizitoj Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj! Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci Ministri gjeti kohë të vizitoj ekipin tonë atje! Së shpejti Xhudistët Elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave Elitare të ushtrisë sonë, në forma dhe modele si shteti Kroat apo ndonjë model tjetër! Kosova mbi të gjitha”, shkroi Kuka.

Share This Article