Ndeshja Lyon-Monaco përfundoi me rrahje masive dhe 5 kartonë të kuq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lyoni e ka mundur Monacon në një ndeshje të prishur nga një përleshje masive në çastet e fundit të ndeshje, që për pasojë i pati pesë karton të kuq.

Mattia De Sciglio dhe Marcelo nga Lyoni dhe Pietro Pellegrini dhe Willem Geubbels u përjashtuan me kartonë të kuq në minutën e 96-të, pasi një përleshje e madhe dhe e pakontrolluar shpërtheu mes lojtarëve në fushë, transmeton Gazeta Express.

https://twitter.com/postbadmuscu1/status/1388961717162491915?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1388961717162491915%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpamje-lyon-monaco-perfundoi-me-rrahje-masive-dhe-5-kartone-te-kuq%2F

Maxence Caqueret i Lyonit ishte përjashtuar me të kuq 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.

17-vjeçari i talentuar Rayan Cherki ia siguroi Lyonit fitoren 3:2 me një gol në minutën e 89-të, pasi paraprakisht kishin shënuar Memphis Depay dhe Marcelo.

Kjo fitore ia ngjall Lyonit shpresat për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, derisa ia humb shpresat Monacos për titull në Ligue 1.

Për Monacon kishin shënuar Kevin Volland dhe Wissam Ben Yedder.

Share This Article