ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  41 minutes ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 50 minutes ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 1 hour ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 1 hour ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 1 hour ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Osmani: Samiti i qershorit mundësi e re që Maqedonia t’i fillojë negociatat

albnews by albnews
4 May, 2021
in Maqedonia
0
Osmani: Samiti i qershorit mundësi e re që Maqedonia t’i fillojë negociatat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në prag të Samitit të BE që duhet të mbahet në qershor, ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani u takua me kolegun gjerman, Hajko Mas në Berlin. Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë duhet të jetë çështje dypalëshe, vlerëson Mas dhe shtoi se në Komisionin e përzier nuk duhet të marrin pjesë ekspertë të jashtëm. Shton se Gjermania edhe më tej angazhohet që Maqedonia sa më shpejtë të gjejë zgjidhje dhe me këtë të fillojnë negociatat.

 “Ofrojmë edhe më tej mbështetje me përvojat tona nëse kjo nga ana e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dëshirohet. Këto çështje mbeten që të zgjidhen në nivel bilateral dhe nga vetë ekspertët, historianët, duhet të udhëhiqen në suaza të komisioneve, pa presion nga jashtë”, tha Hajko Mas – Ministër Gjerman për Punë të Jashtme.

RelatedPosts

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna

Përkundër mossuksesit të vitit të kaluar, Osmani sheh mundësi të re në qershor. Posaçërisht inkurajon fakti që Gjermania mbetet në rolin e saj proaktiv me kryesimin portugez në mbështetje të proceseve euro-integruese të vendit tha Osmani.

 “Samitet e qershorit të BE-së ofrojnë mundësoi unike për ta bërë hapin e vërtet. Operacionalizimi i vendimit për fillimin e negociatave përmes miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare si fillim formal të negociatave”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Edhe Osmani edhe Mas mendojnë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në pakon e negociatave edhe pse vendi ynë është ngecur me kontestin me Bullgarinë.

“Procesi aderues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të udhëhiqet së bashku në pako dhe  mendoj se në këtë moment Qeveria federale e Gjermanisë shumë angazhohej për këtë gjë gjatë kryesisë. Çfarëdolloj mendime të tjera për ndarje, janë mendime që ne nuk i ndajmë”, shtoi Hajko Mas.

 “Kur shtetet lëvizin së bashku në proces, sinergjia që krijohet, është më e madhe se përmbledhja e lëvizjeve individuale të shteteve. Thjeshtë mendojmë se Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut i kanë plotësuar kushtet, duhet t’i fillojnë negociatat. Nuk shohim arsye se pse do të kishte ndarje, veçanërisht kur Republika e Maqedonisë së Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret”, potencoi ministri i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani.

Pas vizitës së sotme të Gjermanisë, Osmani vazhdon me ofensivën diplomatike. Duke filluar prej nesër, do t’i vizitojë Danimarkën dhe Suedinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result