Ndryshime në qeveri, Bora Muzhaqi emërohet zv.ministre e Arsimit, Dallëndyshe Bici zv.ministre e Mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read

Menjëherë pas marrjes së mandatit të tretë, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshimet e para në qeveri.

Në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin Bora Muzhaqin si zv.ministre e Arsimit dhe lirimin nga kjo detyrë të Aspajana Kongos.

Ndryshime në qeveri, Bora Muzhaqi emërohet zv. Ministre e Arsimit,

Po kështu me firmën e numrit dy të qeverisë, Erjon Braçe, është emëruar zv.ministre e Mbrojtjes, Dallandyshe Bici, e cila ka mbajtur detyrën e kreut të IKMT.

Ndryshime në qeveri, Bora Muzhaqi emërohet zv. Ministre e Arsimit,

Si Bora Muzhaqi ashtu edhe Dallëndyshe Bici, ishin kandidate për deputete në listën e PS-së  për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, por asnjëra prej tyre nuk siguroi dot mandatin për tu futur në Kuvend.

Share This Article