Kosova është në mesin e 16 vendeve të botës, ku do të realizohen stërvitjet për ushtrimin ushtarak ”Defender Europe 21”.
Në një konferencë për media, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kjo është një ngjarje e rëndësishme e Kosovës dhe se tregon partneritetin që Kosova ka me SHBA-në.
Mehaj ka thënë se ushtrimin do të zhvillohet prej 17 maj deri 29 maj. Kjo është hera e parë që një ushtrim i madh zhvillohet në vendin tonë.
“Është stërvitje më e madhe që zhvillohet në rajon. Është e rëndësishme që Kosova është në mesin e 16 vendeve të kësaj stërvitje. Ushtrimi përqendrohet në ndërtimin e gatishmërisë operacionale. Defender-Europe ka natyrë mbrojtës edhe në rast krizash”, ka deklaruar Mehaj, raporton EO.
Derisa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, duke treguar për rëndësinë e këtij ushtrimi, ka thënë se mbi 28 mijë ushtarë, nga 27 vende të ndryshme të botës do të jenë në Kosovë.