Eurodeputeti katalonas: Nga PE u kemi bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare që të njohin Kosovën, Spanja po bën aventura

albnews
By
1 Min Read

Eurodeputeti i Katalonjës, Jordi Solé e ka kritikuar qasjen e Spanjës karshi Kosovës.

Solé, që vjen nga organizata më e vjetër politike e Katalonjës, “Esquerra Republicana”, ka thënë se Spanja po bën veprime gjysmë-sportive ndaj Kosovës.

“Nacionalizmi nuk e e ka problem të jetë qesharak. Për ta pranuar pavarësinë e Kosovës, Spanjën po bën veprime gjysmë-sportive në futboll. Nga Parlamenti Evropian ne u kemi bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare që të njohin Kosovën për vite me rradhë”, ka shkruar ai në Twitter.

Share This Article