Ekspertë të shëndetit publik kanë deklaruar se varianti indian i koronavirusit mund të bëhet shqetësues në Britaninë e Madhe.
PHE-ja, Shëndeti Publik i Anglisë, është duke bërë gjurmimin e variantit që duket se po përhapet më shpejt se sa dy nëntipet e tjera të identifikuara.
Ekspertët thonë se është pothuajse njëlloj i transmetueshëm sa varianti i gjetur në Kent gjatë 2020-tës.
BBC-ja shkruan se nuk ka prova që ky variant i koronavirusit mund t’i rezistojë vaksinave aktuale.