Alarm për raketën kineze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrojtja civile në Itali ka paralajmëruar banorët e 9 rajoneve të vendit të bëjnë kujdes në lidhje me raketën kineze “Long March-5b”, e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe pritet të prekë sipërfaqen e Tokës.

Copat e saj sipas ekspertëve italianë mund të prekin dhjetë rajone si Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Puglia, Kalabria, Siçilia dhe Sardenja.

Parashikimi i kohës së kthimit të raketës në Tokë është caktuar ora 2:24 të mëngjesit të 9 majit, me një mundësi gabimi kohor në përllogaritje prej 6 orësh.

Duke llogaritur efektet që mund të ketë rënia e raketës në Tokë, ekspertët kanë këshilluar qytetarët të qëndroni brenda ndërtesave si vendi më i sigurt.

Në intervalin kohor të rënies së raketës, sipas specialistëve ekzistojnë tri trajektore që mund të përfshijnë Italinë.

Për këtë arsye ekspertët e disa institucioneve në zonat që mund të preken kanë krijuar një grup pune që ka paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë brenda shtëpive, larg dyerve dhe dritareve me argumentin se nuk ka gjasa që copat e raketës kineze të shkaktojnë shembjen e ndërtesave edhe pse ato mund të dëmtojnë sipërfaqen e mureve dhe çative.

Share This Article