Krerët e Bashkimit Evropian ranë sot dakord në Bruksel mbi emërimet në postet kyçe të Unionit, mes të cilëve gjermania Ursula von der Leyen në krye të Komisionit dhe francezja, Christine Lagarde si presidente e BQE-së, njoftuan sot shumë krerë evropianë.
“Këshilli Evropian ra dakord mbi drejtimin drejtuesit e rinj të institucioneve evropiane”, njoftoi presidenti i Këshillit, Donald Tusk në Twitter.
Belgu Charles Michel do të marrë postin e presidentit të Këshillit Evropian dhe spanjolli, Josep Borrell është përcaktuar si shefi i diplomacisë evropiane./ATSH/