Pas ultimatumit të Hamasit në Jerusalem janë shkrepur disa raketa, kurse situata po tensionohet çdo herë e më shumë. Parlamenti i Izraelit është evakuuar pas granatimeve, kurse përgjatë vijës kufitare në Gazën, është shtuar prezenca e forcave izraelite.
Sirenat tashmë po dëgjohen në tërë Jerusalemin, pasi që janë shkrepur 7 raketa në drejtim të Izraelit nga Gaza. E siç ka bërë të ditur ushtria izraelit, një prej raketave është shpërthyer në ajër, kurse tjera ka goditur një veturë civile në jug të vendit, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
Për sulmin e sotëm përgjegjësinë e ka marrë Hamasi, ndryshe ekstremistët e saj që operojnë kryesisht në Rripin e Gazës i kishin dhënë ultimatum Izraelit, duke kërkuar që të tërheq trupat e saj nga një zonë e caktuar e cila prej disa ditësh është rrethuar.
Gjithashtu është kërkuar që të lirohen palestinezët e arrestuar nga përplasjet e mëparshme që kanë ndodhur me forcat izraelite. Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, ka konfirmuar se sulmi raketor është si përgjigje ndaj “agresionit në Jerusalem”.