Albania
Bujar Nishani: Mbetem bashkëpunëtor i Berishës
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ftuar në News24 ka arsyetuar se pse Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe synimet e ‘’Grupit për PD’’.
Nishani e pranon se dorëheqja e Bashës nuk zgjidh gjithçka, por sipas tij në PD duhet një ndryshim total përmbajtësir dhe formal nisur nga disa hapar politikë.
Ai thekson se dhe ai vetë ishte i etur për ndryshim, dhe besonte se do të vinte në zgjedhjet e 25 prillit, por Nishani deklaron se ajo ditë ishte një dështim elektoral për PD.
Më tej ai kërkon që zgjidhja për humbjet rresht të PD të kërkohet tashmë brenda partisë dhe jo jashtë saj.
‘’S’kam debat me askërkënd brenda PD apo jashtë sa i përket raporteve personale. Nuk është dhe ajo që e parashtruar më parë, nuk është kryqëzatë kundër kryetarit të PD. S’po e them ndoshta, është cështje parimore, shqetësimi im është PD. PD përbëhet nga institucione dhe njerëz. Ata e vendosin në lëvizje PD, marrin përsipër mandatet, gëzojnë të drejtat dhe duhet të marrin ëprgjegjësitë.
Nuk kam asnjë shqetësim. Problemi sot për PD nuk është se kam qenë në 91 nëntoger apo toger. 23 vjeç kam qenë në atë kohë, sapo dola nga bankat e shkollës. Problemi është se në 2021 PD s’mund të ketë fytyrën e Jemin Gjanës. Ne a do të shkojmë në 2025 me imazhin e Jeminit, unë mendoj që jo. Shqetësimi im është që pas 25 prillit kishte krijuar një pritshmëri të madhe, dhe brenda votuesit e PD për një ndryshim që edhe unë i etur që do të kishte ndryshim. Rezultoi dështim politik dhe elektoral. Ka nevojë për reflektim, për të mos mbetur peng. Ajo që unë në gjykimin tim besimin tim, në po e quaj vizionin tim si qytetar, por dhe pjesëe PD është që zgjidhja mbetet tek PD. S’mund ta kërkojmë jashtë saj.
PD s’mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me performancën, organizimin, vizionin, me strukturën, me lidershipin, me raportin që ka sot me qytetarin shqiptar. I duhet si mekanizmi i vetëm për ta rrëzuar qeverisjen e Ramës, i duhet ndryshim total, përmbajtësor dhe formal. Dhe fillohet me disa hapa politikë.
Dhe hapi i parë, si kulturë europiane është marrje përgjegjësie nga lideri. Nuk zgjidh gjithçka, por ka brenda simbolikën, por hap rrugë që PD të ringrihet në shumë dimensione. Këtë përfytyroj dhe ndjej.
E kam thënë gjithmonë, kur futet njeriu në politikë futet dhe me objektiva në karrierë. Karriera në politikë ëshët si në çdo profesion. Politikën e konceptoj si profesion. Në politikë karriera e shoqëron njeriun. Në rrugëtimin e karrierës politike kam arritur majën e karrierës, kur arrin Presidentin. S’kam pasur asnjëherë, dhe s’kam ambicie për karrige. E kam pasur shumë më të madhe se ajo që ka deputeti dhe Basha. Kur ka ardhur momenti, jam larguar me dinjitet. Çështja është parimore.’’- tha Nishani.
Ndër të tjera Nishani deklaroi se është ende bashkëpuntor i Berishës, por për Bashën nuk sheh më mundësi në PD.
Nishani thotë se PD rrezikon të mbetet një opozitë formale dhe ët zhbëhet si alternativë qeverisëse.
Ai thotë se Berisha dikur e ka dhënë shembullin e largimit pas humbjes, ndërkohë që thekson se PD duhet të ndryshojë kurs për të bindur jo 600 mijë shqiptarë si në zgjedhjet e 25 prillit, por 1 milion shqiptarë.
”Unë mendoj se në demokraci funksionale, duhet të ekzistojnë dy apo tre alternative, po marr minimumin, një që ka pushtetin, dhe tjetra që e konkurron, i bën oponencën, qofshin ideologjike dhe programore. Në ekzistencën e alternativave, PD le të themi është alternativa qeverisëse. Kur ka një rrezik të madh që kjo të zhbëhet si alternativë qeverisëse, të mbetet thjesht një opozitë formale, atëhere përgjegjësia është e gjithë atyre njerëzve që janë pjesë, kanë invetuar, kanë marrë privilegje dhe kanë disa parime. E di që politika është lojë, bëhet me kulisa. Unë vazhdoj të besoj që ka disa kode, ka një kornizë. Atë që përmenda, edhe karriera dhe suksesi ka qenë brenda kësaj kornize. Kështu që juve përmendët deklaratat e Berishës, mbetem bashkëpuntor i Berishës. E ka dhënë shembullin. Që ai që humb zgjedhjet largohet. Ka pasur edhe më parë, kur kryetarë të opozitës kanë humbur dhe nuk largohen. Por është hera e parë që humb dy herë zgjedhjet parlamentare dhe dy herë lokalet. Në analizën time ka përgjegjësi të madhe në artin e menaxhimit dhe lidershipit tek Basha. I mungon aftësia për ta çuar drejt fitores. Nuk shoh më mundësi për Bashën për ta çuar PD drejt fitores, që pëlqehet dhe besohet, jo nga 500 apo 600 mijë, por 1 milion shqiptar. Besoj se arrihet, por me artikulim tjetër, me gjeneratën e re, me lidership të ri, ku gjenerata e re të jetë rresht i parë”, tha Nishani.
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania8 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK7 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports7 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania8 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania23 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania1 day ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
