Rashani me dy gola ia siguron fitoren skuadrës së tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Alanyaspor është mundur në shtëpi 2-3 nga Erzurum BB.

Në këtë takim, për Erzurum BB shkëlqeu sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani. Ai shënoi dy gola.

Fillimisht shënoi për 2-1, për të ngushtuar epërsinë në minutën e 45’ derisa më pas për të barazuar gjithçka në minutën e 73-të, duke i dhënë shpresa të tijve për fitore që e arritën në fund, në minutën e 80-të, me golin e Adolphe Teikeu.

Kjo fitore e rëndësishme, mban gjallë shpresat e Erzurum BB që të shpëtojë nga rënia në ligën e dytë të Turqisë.

Po në këtë xhiro shkëlqeu edhe Florent Hadergjonaj.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në fitoren 3-1 të Kasimpasa ndaj Ankaragucu. 

Share This Article