British Airways anuloi fluturimin Londër-Tel Aviv për shkak të tensionit në rritje në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Siguria e kolegëve dhe konsumatorëve tanë është prioriteti ynë i parë dhe vazhdojmë të ndjekim prej afër gjendjen në rajon”, thuhet në njoftimin e kompanisë

Kompania britanike ajrore British Airways, për shkak të tensioneve mes Izraelit dhe Palestinës që po vazhdojnë, ka anuluar fluturimet Londër-Tel Aviv dhe ato të kthimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu si kompanitë tjera ajrore, sot kemi anuluar fluturimet për dhe nga Tel Aviv-i. Siguria e kolegëve dhe konsumatorëve tanë është prioriteti ynë i parë dhe vazhdojmë të ndjekim prej afër gjendjen në rajon”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë të rrethuar ka arritur në 83, pasi 11 palestinezë të tjerë humbën jetën në sulmet izraelite.

Grupet e rezistencës palestineze i dhanë policisë izraelite një afat për t’u tërhequr nga lagjja Sheikh Jarrah dhe kompleksi Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 më 10 maj. Forcat izraelite nuk u tërhoqën brenda afatit të caktuar, i cili u pasua nga konflikti dhe sulme të ashpra nga forcat izraelite në Gaza.

Share This Article