Breshëri që zbardhi Shkodrën mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.
Raportohet se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Njësinë Administrative të Gurit të Zi, por edhe në zonat përreth, në një sipërfaqe që arrin në 350 hektarë.
Grupet në territor kanë evidentuar dëme në kultura bujqësore si perime fushe, duhan, pemë frutore, ullishte, vreshta dhe agrume.