Hamasi ‘hakmerret’ për vrasjen e 10 palestinezëve në kampin e refugjatëve në Gaza, dhe ka nisur sulmin me raketa drejt Izraelit pasditen e sotme.
Raketat kanë rënë edhe lagjen Ramat Gan, në periferi të Tel Aviv, ku ndodhet dhe selia e ambasadës shqiptare.
Ambasada shqiptare përmes një postimi në twitter shprehu shqetësimin dhe bëri thirrje për nevojën e ndalimit të përshkallëzimit të tensioneve.
“Raketat goditën afër selisë së ambasadës shqiptare. Jemi shumë të shqetësuar për nga sulmet pa kriter nga Hamasi ndaj Izraelit. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë nuk duhet të përshkallëzohet” thuhet në postimin e ambasades.
Po në këtë lagje ndodhet edhe selia e ambasadës austriake.
Sirenat bien kudo
Mediat lokale në Izrael bëjnë të ditur se qendra e Izraelit është vënë në shënjestër të sulmeve të reja të raketave mesditën e sotme.
Sirenat bien kudo.
Një raketë thuhet se ka goditur një ndërtesë në Tel Avivi në lagjen Ramat Gan, një zonë ku ndodhet edhe selia e ambasadës shqiptare.
Një burrë rreth të 50-tave, humbi jetën nga ky sulm.
Ndërkohë dëshmitarët thonë se disa raketa janë arritur të asgjësohen nga sistemi i mbrojtjes i Izraelit.
Hamasi thotë se raketat janë përgjigje e vrasjes së 10 palestinezëve në kampin refugjat në Gaza. Deri tani janë 9 persona të vrarë në Izrael që nga dita kur nisi konflikti.