ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryeministri i Shqipërisë akuzon Mahmoodin për ‘stereotipizim etnik’ 12 minutes ago
Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania 8 hours ago
U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton 8 hours ago
Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës 9 hours ago
Kryeministri britanik: Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme antimyslimane duhet të adresohen 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Defender-Europe 21”, prej sot stërvitjet zhvillohen edhe në Kosovë

albnews by albnews
17 May, 2021
in Kosova
0
“Defender-Europe 21”, prej sot stërvitjet zhvillohen edhe në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë, do të jetë pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë do të zhvillohen prej sot deri më 29 maj dhe arena e trajnimeve do të jetë në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë.

Kosova është një prej 16 vendeve pritëse të “Defender Europe 21”, që është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga ushtria amerikane.

RelatedPosts

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, një turp që përsëritet në tribuna

Në “Defender-Europe 21”, marrin pjesë 27 shtete me mbi 28 mijë ushtarë.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ditë më parë tregoi qëllimet kryesore të FSK-së si pjesëmarrëse e një stërvitje të tillë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë më 330 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, dhe qëllimi kryesor dhe synimi jonë kryesor është ta bëjmë validimin e një kompanie të këmbësorisë, me qëllimin që edhe ne të jemi pjesë dhe të marrim edhe përgjegjësinë në të ardhmen që t’i validojmë njësitë tonë me njerëzit tanë në të ardhmen. Objektivat kryesore të këtij ushtrimi ‘Defender Europe 2021’, janë ngritja e zhvillimit dhe ndërveprueshmërisë me partnerët, validimi i aftësive të këmbësorisë, të një kompanie tanë, aftësimi i ekipeve tona për validim në të ardhmen, dhe ndërvepruehsmëria e inteligjencës në vendet partnere”, kishte thënë Rama.

Ushtrimi do të jetë i fokusuar në Aeroportin e Gjakovës, ndërsa trajnimet do të zhvillohen edhe në Babaj të Bokës.

Qytetarët gjatë kësaj periudhe kohore do të vërejnë lëvizje të shtuar të automjeteve ushtarake, të ushtarëve, të partnerëve por edhe të FSK-së.

Ndërkaq, ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte thënë se pjesëmarrja e FSK-së në “Defender-Europe 21”, dhe fakti që është një prej 16 vendeve pritëse, dëshmon partneritetin e fuqishëm që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kjo dëshmon partneritetin e fuqishëm me ShBA-në, vlerësimin e besimin e tyre përmes vendit tonë dhe mekanizmat tonë të sigurisë dhe mbrojtjes. Ushtrimi përqendrohet në ndërtimin e gatishmërisë operacionale ndërveprimit të forcës amerikane me një numër më të madh të aleatëve partner në një zonë më të gjerë operacionalisht”, tha Mehaj.

Mehaj tha se kjo stërvitje ka ndikim të jashtëzakonshëm në mjedisin e sigurisë rajonale dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Stërvitja ‘Defender Europe 21’, na ofron mundësinë më të mirë për arritur aftësitë tonë së bashku me ShBA dhe aleatët e partnerët e tjerë, në mënyrë që të jemi të gatshëm të përgjigjemi në çdo lloj krize. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë stërvitje si vend partner i ShBA-së është ngjarje e rëndësishme që dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal e më gjerë”, tha Mehaj.

Sipas Mehajt, operacioni i përbashkët shumëkombësh fuqizon rrugën për anëtarësimin në NATO.

“Defender Europe 21” është stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda në Evropë dhe ajo në Afrikë, e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stërvitja synon të ngrejë gatishmërinë dhe të realizojë ndërveprim midis ushtrisë së ShBA-ve, NATO-s dhe ushtrive partnere, në mënyrë që bashkërisht të jenë të përgatitur për t’u përgjigjur ndaj çdo kërcënimi.

Trajnimi tashmë ka filluar në Shqipëri, që sivjet është vendi kryesor mirëpritës i kësaj stërvitje gjigante ushtarake.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona”, Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Mahmood

Kryeministri i Shqipërisë akuzon Mahmoodin për ‘stereotipizim etnik’

20 November, 2025
Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

19 November, 2025
U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

19 November, 2025
Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result