Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë pas Samitit të vendeve të rajonit që po mbahet në Brdo, se gjatë diskutimeve të shefave të shteteve kishte tone të larta, porse sipas tij, në fund është arritur pajtueshmëri për t’iu drejtuar Bashkimit Evropian se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shihen si një e jo vese shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shihen si një e jo veç e veç.
“Takuam presidentët e vendeve të këtij samiti, për të parë njëri-tjetrin në sy dhe për të biseduar për zgjerimin e BE-së, e cila është tema kryesore. Ne bëmë një punë të mirë. Ishte një nga takimet më të vështira, ku të gjithë thanë gjithçka dhe në fund duhej bërë shumë për të arritur një kompromis. Ky nuk është një kompromis bosh. Shkurtimisht: ne i bëjmë thirrje BE-së të shohë Ballkanin Perëndimor si një tërësi, jo vetëm si vende individuale me të cilat Komisioni Evropian po negocion. Kjo nuk ka ndodhur deri më tash”, tha Pahor, përcjell portali slloven “slovenskenovice”.