Sulmuesi Berat Sadik po vazhdon me gola në elitën e Qipros.
Futbollisti 34-vjeçar të hënën shënoi golin e vetëm për Doxan që humbi 2:1 nga APOEL-i në kuadër të xhiros së 37-të të elitës qipriote.
Doxa e APOEL-i garojnë për mbijetesë. Sadik shënoi në minutën e 82-të. Për të ishte goli i 14-të këtë edicion.
Ish-reprezentuesi i Finlandës është prej golashënuesve më të mirë në kampionatin e Qipros.