Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ballkanweb sjell pamjet nga aksidenti, ku janë identifikuar viktimat.
Bëhet e ditur se kanë humbur jetën dy të rinjtë Erglis Delaj dhe Sergjo Kukaj.
Të dy viktimat mësohet se janë rreth 20 vjeç, ndërsa në pamjet e siguruara shihen makinat e shkatërruara nga përplasja.


