Data 31 janar 2019 do të shënonte një ndër debatet me të forta mes dy personazheve në Kuvendin e Shqipëri, Sali Berisha dhe Edi Rama. Pikënisja e debatit mes Berishës dhe Ramës ishte intestigimi i redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për lidhjet e krimit me qeverinë Rama.
Sot, në një njoftim rrufe, sekretari Amerikan i Shtetit ka shpallur non-grata Anthony Blinken shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” në Amerikë. Duke përmendur akuza të forta për liderin historik të Partisë Demokratike, Blinken kërkoi hetim të thelluar për një nga personat më të rëndësishëm të politikës shqiptare. Por indicjet janë dhënë më parë! Prej kohësh, Berisha sulmohej nga kundërshtarët lidhur me lëvizjet e tij jashtë vendit, e konkretisht përtej oqeanit.
Data 31 janar 2019 do të shënonte një ndër debatet me të forta mes dy personazheve në Kuvendin e Shqipëri, Sali Berisha dhe Edi Rama. Pikënisja e debatit mes Berishës dhe Ramës ishte intestigimi i redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për lidhjet e krimit me qeverinë Rama. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të “kazanit” të Tiranës, duke shtuar se vetë kishte komunikuar me Shtëpinë e Bardhë për sqarim. Në momentin që hasi kundërshti nga Berisha, Ramës “i shkau goja” dhe e pyeti: A e kalon dot Oqeanin për në SHBA…?
“Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë“, u shpreh Rama. Por akuzës së Ramës, Berisha iu përgjigj duke përdorur moshën e thyer.
“Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë di, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë… Kam qëndruar në pozicionin dinjitoz,“- tha Berisha.
Debati I PLOTË në Kuvend mes Ramës dhe Berishës:
Sali Berisha: Na thuaj pak Madam Basha ka aksione në bankën offshore? Na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht në shalë në Berlin dhe s’të dhanë asnjë takim. E treta, unë u largova nga aktiviteti dhe kam refuzuar çdo lloj ftese. Unë përfaqësoj zgjedhësit në këtë parlament. Kam marrë përtej oqeanit ftesa nga shumë njerëz. Unë i kam ndërprerë udhëtimet zyrtare. Nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike, por përfaqësoj veten time. Unë marr ftesa, por nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Unë udhëtoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku ti nuk arrin dot kurrë.
Edi Rama: The që nuk del jashtë shtetit jashtë shtetit, por t’i shkon në Bundestag dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin. Unë të pyeta, ti me dash e kalon dot oqeanin apo jo? Kam pas një shok si ty unë që nga bankat flsite si trim i madh. Unë mendoj se nderi i vendit e do që unë të jem i dëshiruar që ti ta kalosh oqeanin nëse do. Bërë mirë që u përgjigje ashtu, por ke kujdes sepse e mbylle fjalën me një çështje që skishte lidhje fare me pyetjen time dhe me shqetësimin tëndë. The që unë i kam hyrë një loje të rrezikshme. Është Luli që ka pguar para për një fotot me Trump. Akuza jote se kam paguar 20 mln dollarë për të paguar presidentin e Amerikës, jo mua, sepse ai është i ndaluar të bëjë një gjë të tillë. Po ta përsëris ti je njeri që je marrë me gratë dhe me mbesat. Ti je njeri që s’ke kanun dhe s’ke moral, as kushtetutë, as nder… Por t’i gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen.