Pedagogu Arjan Curri, është përfshirë në një debat në emision me gazetaren Klodiana Lala, teksa ishin duke folur për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dje në mëngjes u gjet i pajetë në zonën e Livadheve, 32-vjeçari Endri Mustafa. Ai ishte keqtrajtuar dhe kishte marrë një plumb në gojë, dy në kokë dhe tre në gjoks. Pjesë e debatit të djeshëm në “Open”, u bë dhe fakti nëse ishte apo jo një eleminim mafioz. Curri këmbënguli duke thënë se nuk ka lidhje mënyra e eleminimit dhe nuk nuk mund të cilësohet si e tillë, në formë kodi apo mesazhi.
Nga ana tjetër, Lala mbështeti teorinë se ishte një eleminin i mirëmenduar dhe i planifikuar, duke parë dhe mënyrën se si ishte eleminuar viktima. Për Currin, një eleminim afioze cilësohet ajo e cila porositet nga bandat, si dhe jo çdo eleminim ordiner në mes të baltës dhe ferrave. “Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë njësoj dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap k*riminologji në auditorë, e njoh mire, i tha Curri gazetares Lala.
Curri:Ti e ke sëmundje profesionale, të duken të gjithë janë dhe banda e mafie. Edhe mua më duket sikur të gjithë studentët kopjojnë, por nuk është kështu. Ju e keni bërë Shqipërinë vetëm banda, banda. Unë jap k*riminologji në auditorë, e njoh mirë.
Lala:Ish ministri Xhafaj ka thënë se ekzistojnë këto grupe. Personat që nuk kanë bërë një rrëmbim klasik që e kanë marrë dhe keqtrajtohet dhe mendohet se kanë munduar të nxjerrin detaje.
Curri: Mund të kenë qenë banda rivale, por kjo se bën mafioze. E di cfarë është organizatë, grup i strukturuar dhe bandë.
Lala: Curri po e bën këtë teorike, nuk e klasifikova unë.
Curri: Nuk e pranoj ta cilësosh eleminim mafioz, cili grup e ka? Nuk e ke. E keni bërë mafie këtë vend.
Lala: Ne po merremi teorikisht dhe Curri ka të drejtë. Të shqetëson që në Shkodër kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda në një kohë kaq të shkurtër?
Curri: S’më duket normale, por nuk më shqetëson. Edhe bandat e lagjes lajnë hesape, por nuk janë mafie.