Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Share

Lumir Abdixhiku është konfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kundër largimit të tij kanë votuar 165 delegatë, ndërsa pro largimit të tij janë shprehur 135 delegatë.

Votimi ishte i fshehtë.

Kështu, Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që e ka kërkuar në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).  Abdixhiku ia ofroi Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit, pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave, rezultati i dytë më i keq që nga paslufta. 

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit