Rihapja e kutive në Berat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nisi ditën e djeshme rinumërimin e votave për 114 qendrat e votimit të Qarkut të Beratit, vetëm për subjektet zgjedhore dhe jo për kandidatët. Rinumërimi filloi në orën 15:00 dhe u mbyll rreth orës 20:00, dhe vazhdon sërish sot.

Nga rinumërimi i 46 kutive të para, diferenca mes Partisë Socialiste dhe LSI është 74 vota, nga 77 që ishin më parë, ccka do të thotë që LSI ka mundur të rikuperojë vetëm 3 vota, të cilat kanë qenë të kontestuara.

Sipas kërkesës ankimore të partive opozitare, në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit çka sipas tyre ka ndikuar në mosmarrjen e 1 mandati nga LSI.

Ndërkohë, për 2 kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës, KAS vendosi t’i rrëzojë.

Share This Article