“Grupi për PD” bashkë me zyrtarizimin e dy kandidaturave, Ibsen Elezi dhe Edit Harxhi për kreun e PD-së, kanë paraqitur në selinë blu dhe një listë kërkesash me kryefjalë shtyrjen e zgjedhjeve përtej datës 13 qershor kur është caktuar.
Pas daljes nga selia blu, Edvin Kulluri, tha për mediat se shtyrja e ditës së zgjedhjeve dueht të bëhet për shkak të kohës së pamjaftueshme për të garantuar një fushatë normale.
“Dorëzuam sot një kopje të një liste kërkesash.Kemi kërkuar shtyrjen e ditës së zgjedhjeve për shkak të kohës së pamjaftueshme për të garantuar një fushatë normale.Të ketë përfaqësues secili kandidat në Komisionin Zgjedhor”.
Ai i bëri thirrje anëtarësisë së PD të marrin pjesë në debatin politik, të marrin pjesë në zgjedhje.
Kërkesat drejtuar Kryesisë së PDSH
1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.
2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.
3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.
4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.