Të premten, Komisioni Hetimor që ka marrë nën hetim Presidentin Ilir Meta pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin e shkarkimit, të presidentit të Shqipërisë për shkelje të Kushtetutës.
Mediat nga Tirana raportojnë se votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 qershor..
Javën e ardhshme grupi parlamentar socialist pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit të Komisionit Hetimor me 10 qershor.