Haradinaj takoi kongresistin Engel

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur mëngjesin e sotëm kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Takimi mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe zyrtarit amerikan është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa më pas nuk ka pasur deklarata për media.

Për atë se çfarë është diskutuar në këtë takim pritet që të zbulohet pas deklaratës së Zyrës për Informim të Kryeministrisë.

Ndryshe, Engel mbërriti në Kosovë më 4 korrik ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.      

Ndërsa dje, takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij.

Share This Article