Tashmë është zyrtare. I lirë nga çdo kontratë pas largimit nga Bayern Munich, David Alaba ka firmosur ditën e sotme me klubin e Real Madrid.
Mbrojtësi austriak ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me madrilenët dhe për këtë arsye do të jetë i lidhur me klubin spanjoll deri me 30 qershor 2025. Ky është afrimi i parë i Real Madrid për këtë sezon të ri.
“David Alaba (Vjenë, Austri, 24.06.1992) është lojtar më i ri i Real Madrid. […] Me Bayern, ai luajti 431 ndeshje, duke u bërë i huaji me më shumë ndeshje në historinë e klubit. Përveç kësaj, Alaba ka qenë tre herë pjesë e Ekipit të Vitit të UEFA-s dhe është votuar Shtatë herë Futbollisti Austriak i Vitit, një Kombëtare me të cilën ai do të luajë në Kampionatin Evropian të ardhshëm ”, thuhet në njoftimin për shtyp i lëshuar nga Real Madrid te premten.