Një shpërthim ndodhi në rrugën Cika Ljubina në Beograd këtë mëngjes, si pasojë e një zjarri.
Siç mesohet, ka shpërthyer një bombol gazi, duke plagosur disa njerëz.
Disa ekipe të ambulancës janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Dy persona janë transferuar tashmë në Qendrën e Urgjencës. Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.
Këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd: Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë.
Gazetarët e raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth, dhe zjarrfikësit dhe policia janë në terren.