ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 12 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 12 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 12 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 12 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta

albnews by albnews
1 June, 2021
in Albania, Technologji
0
Studimi: Migrantët nuk e kanë të lehtë në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mosha mesatare e daljes në pension arriti në 63.3 vite, me një rritje mesatare 7 muaj në harkun e pesë viteve.

Por nga ana tjetër, që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme.

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

P.sh., në vitin 2015, pensionistët që dolën atë vit në pension kishin derdhur kontribute afërisht për 32.3 vite pune, ndërsa ata që kanë dalë në pension në vitin 2020 kanë paguar kontribute për 29.4 vite pune, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në harkun e pesë viteve, mosha mesatare kontributive për pensionet e reja ka rënë afërisht me 3 vite.

Për të përfituar pension të plotë pleqërie sipas Ligjit të Sigurimeve duhen jo më pak se 35 vite sigurimi, për personat të cilëve e drejta për pension u ka lindur deri më 31 Dhjetor 2014. Ky pension nuk mund të jetë më pak se 13,753 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit minimal ose 27,506 lekë.

Ndërkohë, për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 1 janari 2015 e në vazhdim, e ardhura minimale (që nënkupton një periudhë sigurimi jo më pak se 15 vite, sipas formulës së re të përllogaritjes së pensioneve), nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila aktualisht është 7465 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në lartësinë e tyre.

Siç shihet nga të dhënat, mosha e mesatare e kontributeve në vendin tonë ishte 5 vite e 6 muaj më e vogël se kriteri ligjor për të përfituar pension të plotë.

Mosha e daljes në pension po ecën në raport të zhdrejtë me periudhën kontributive. Në një pamje të përgjithshme shqiptarët punojnë më gjatë dhe përfitojnë pagesë më të ulët sepse nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet.

Ekspertë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pohuan se ulja e periudhës kontributeve po vjen për shkak se është rritur numri i personave jashtë vendit që përfitojnë pension të pjesshëm. ISSH ofron shërbim me pensione për popullsinë e regjistrit civil prej më shumë se 4 milionë personash.

Si rrjedhojë e uljes së moshës kontributive, pensionet e reja po dalin me vlerë më të ulët se ato të një viti paraardhës. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020, pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë, duke shënuar rënie me 3.2% në raport me vitin 2019.

Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015 pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2025 dhe rritjen graduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Pas 15 vitesh, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit duke arritur në 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056. /monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result