ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 9 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 9 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 9 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 9 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ngjela: Amerika e futi në depresion Vuçiçin

albnews by albnews
1 June, 2021
in Albania
0
Spartak Ngjela: Rama është kryeministër i dobët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Spartak Ngjela

Situata ndërkombëtare aktualisht është tërësisht në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo vjen nga përkrahja e madhe e politikës amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Po qeveria shqiptare, me politikën e saj, është brenda kësaj politike?

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

l.

Politika amerikane sot kuptohet se ka një qëllim të shpejtë politik: bashkimin gjithë-shqiptar. Panshqiptarizmi në Ballkanin Perëndimor, do të jetë skemë e suksesshme e politikës amerikane kundër interesit të Rusisë në këtë zonë. Dhe kjo sot dallon që është politika qëndrore amerikane në Ballkan.

Aktualisht janë dy shtete shqiptare në këtë zonë: Shqipëria dhe Kosova; por, edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e në Malin e Zi, nuk janë jashtë vëmendjes amerikane. Një fakt politik ky, që tani e di edhe Beogradi, edhe Moska, edhe Parisi; dhe po shihet qartë tani se kjo i ka hedhur këta në sulm, por janë të pashpresë.

Kurse, procesi për bashkimin panshqiptar ndërkohë po kuptohet se, tani së fundi, ka kaluar nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, ku, rregjistrimi real i popullsisë i nxori shqiptarët, në numur, të parët si popull, me 47 përqind. Ishte rasti i parë që shqiptarët u vlerësuan si numur, por si fillim, se ata, në ato treva, janë edhe më shumë.

Kjo që po shohim në Shkup, është në fakt një nga tiparet e filozofisë së bashkimit kombëtar shqiptar: ringritja e prezencës së shqiptarëve, në të gjitha shtetet sllave ku janë shtypur si autoktonë, në mbi 100 vjet.

E keni parë që sot që, të gjithë ortodoksinë sllave, nga Beogradi e deri në Moskë, po e tremb me tmerr të përsëritur bashkimi kombëtar i shqiptarëve?

Në fakt, depresioni i politikës serbe, ndërkohë po konstatohet hapur nëpër fjalimet që presidenti i Serbisë, ministrat dhe priftërinjtë serbë, po mbajnë për çdo ditë. Dhe kuptohet se kjo iu vjen si pasojë e qartësisë së politikës amerikane, e cila, po me këtë forcë, ka filluar goditjen edhe kundrejt përkrahësve shqiptarë të politikës së lartë. Janë drejt goditjes penale edhe ata të korruptuar të qeverive shqiptare, që, në 30 vjet, i kanë shërbyer Serbisë kundër interesit shqiptar, por dhe kundër politikës amerikane – edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë. Dhe duhet theksuar se, goditja penale e tyre, është një proces i domosdoshëm, i cili duhet të vijojë…

ll.

Pyetja që ngrihet tani, në relacion me bashkimin kombëtar shqiptar, është kjo:

E di qeveria aktuale këtë theks politik, dhe, nese e di, di ta përdorë politikisht si fakt në favor të zhvillimit shqiptar?

Shenjat tregojnë se qeveria shqiptare e di këtë fakt, dhe po kuptohet se nuk do që ta përdorë në zhvillim të Shqipërisë; por në të njëjtën kohë nuk iu thotë dot “jo” amerikanëve.

Ky duket se aktualisht është edhe konflikti i brendshëm i Edi Ramës. Por koha që vjen do të flasë më tepër për këtë fakt.

Lufta kundër korrupsionit lartë që po zhvillohet tani në Shqipëri me sistem ligjor, për eliminimin e të gjithë lidërshipit politik shqiptar të korruptuar, në të dyja krahët e politikës, do të krijojë premisat reale të zhvillimit shqiptar në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane.

Por, çoroditja politike e presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, është shenjtë e dobësisë së tij intelektuale.

A e keni parë mendjelehtësinë e nacionalizmit pushtues serb te presidenti i Serbisë Vuçiç, në lidhje me Kosovën? Është një akt i turpshëm historik në kohën e falimentimit të Serbisë, sepse ai flet sikur Serbia të jetë një superfuqi, kur e di që Serbia është një shtet i mundur në luftë, dhe kur tanimë dihet nga politika amerikane që vetë Serbia ka qenë historikisht një shtet i krijuar në falsitet nga Rusia dhe Franca, pa asnjë histori reale të saj.

Ill.

Por, e gjithë kjo politikë e madhe që po bën Uashingtoni në favor të botës shqiptare në Ballkain Perëndimor, nuk po gjen shumë hapësirë në Tiranë dhe në Prishtinë. Në Tiranë, kjo kuptohet se është një lloj inercie e politikave të vjetra antiamerikane.

Mospranimi si një sistem i ri i politikës amerikane nga lidërshipët e qeverisjeve në Shqipëri, është një sëmundje e madhe dhe e vjetër e qeverisjes komuniste, por edhe e qeverisjes gjatë viteve 1992-1997, të cilat, ndryshe nga ndjesia e madhe proamerikane e shqiptarëve, kanë rënë ndesh me politikën amerikane.

Kampionët e këtij fenomeni janë Enver Hoxha dhe Sali Berisha, të cilët, duke shfrytëzuar anti-intelektualizmin e tyre radikal, kanë vendosur në Shqipëri pushtet absolut me rrypat shqiptarë të katundeve e me interesaxhinjtë e vegjël, dhe kanë bllokuar me ta zhvillimin perëndimor të Shqipërisë, dhe, gjithmonë me një ngulmim antiamerikan në politikën e tyre.

Nëse na duhet ta shkruajmë këtu arsyen e këtij antiamerikanizmi Hoxha-Berisha, nuk kemi përse të zgjatemi, se është shumë i thjeshtë, dhe arsyeja thelbësore e tij është gjykimi se: patologjia e pushtetit absolut Hoxha-Berisha, nuk mund të pranonte liberalizmin intelektual që kërkonte demokracinë amerikane në Shqipëri.

Hoxha kaloi, në fakt, në një ideologji antiamerikane dhe këtë e futi si ideologji didaktike në të gjithë arsimin shqiptar. Por, ai asgjë nuk arriti, sepse, fryma amerikane shpërtheu me një përkrahje shumë masive në Shqipërinë e viteve nëntëdhjetë, menjëherë pas rënies së komunizmit.

Po Sali Berisha?

Berisha ka frikë, nuk del dot hapur në antiamerikanizmin e tij, se ka frikë nga shqiptarët. Por është edhe naiv kur mendon se po i gënjen shqiptarët me përrallat e tij të shtirjes si “një luftëtar i amerikanizmit”. E bën këtë nga frika, apo nga intelekti i rënduar që ka aktualisht, kjo pak rëndësi ka, Berisha shpejt do jetë nën hetim për këtë që shprehëm, dhe për korrupsionin e lartë familjar.

Por, gjithsesi, ky pritet të jetë një proces i nivelit të lartë gjyqësor, i cili do ketë në mbartjen e vet: realizimin e shpresës së shqiptarëve për një drejtësi perëndimore në proceset gjyqësore, dhe eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror, i cili është shkaktari kryesor i varfërisë së shqiptarëve.

Për të gjitha ato që trajtuam, gjithsesi, edhe një herë duhet ta theksojmë se situatat ndërkombëtare është në favor të historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Koha e solli që historia e Shqipërisë të shihej nën lupën e politikës amerikane, dhe, pikërisht për këtë, gjithçka tani po shkon drejt historisë reale të Shqipërisë, kurse po kuptohet ndërkaq se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit kombëtar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result