Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fahri Fazliu nipi i heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ka thënë se ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, edhe pse në kohën e luftës ishte vetëm tetëvjeçar.
Në postimin e tij në Facebook, Fazliu ka thënë se është ftuar nga ZPS-ja në cilësinë e dëshmitarit.
Ka thënë se ftesa është bërë që të paraqitet në Hagë më 23 qershor.
“Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, ka shkruar ai.