Shitësit ambulantë protestë në Durrës: Policia bashkiake nuk na lejon të punojmë

albnews
By
1 Min Read

Shitësit ambulantë në plazhin e Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme, 7 qershor.

Një përfaqësi e tyre që shet në plazh janë mbledhur para bashkisë së qytetit dhe kërkojnë që të lejohet ky treg.

Janë rreth 70 shitës që kërkojnë të hyjnë në bashki të  takojnë autoritet lokale.

Ata deklarojnë se policia bashkiake ka një javë që nuk i lejon të punojnë. Shitësit ambulantë kërkojnë të taksohen dhe të lejojnë aktivitetin e tyre.

Share This Article