ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 7 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 7 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 12 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Maas: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të hapen brenda këtij viti

albnews by albnews
8 June, 2021
in Albania, Maqedonia
0
Maas: Sanksione kundër shteteve që furnizojnë Libinë me armë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, u zhvillua të martën në Berlin konferenca e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha të martën (08.06) në Berlin se nuk beson se Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Ai i quajti përpjekjet që po bën aktualisht Portugalia si kryetare e radhës së BE-së për ta kaluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në planin dypalësh një “fundament i mirë për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Maas: Jam optimist edhe pse po zgjat më shumë se ç’duam

“Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç’duam”, tha shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welle-s.

Ministri i Jashtëm gjerman tha gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave. Maas kishte drejtuar të martën paradite seancën virtuale të konferencës së ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, duke parapërgatitur kështu samitin e fundit të këtij formati, që do të zhvillohet në mënyrë virtuale, më 5 korrik nën drejtimin e kancelares gjermane, Angela Merkel. Veç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në konferencë morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, si edhe përfaqësues të nismave të dala nga ky proces.

Solidariteti i përjetuar

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme më parë kishte vlerësuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe synimin që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë të jenë anëtare të BE-së. Që kjo perspektivë është më shumë se fjalë, e tregoi edhe një herë solidariteti që tregoi Bashkimi Evropian për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga pandemia në këto vende, tha Maas në Berlin.
Maas përmendi si shembull pakon e investimeve prej 12 miliardë eurosh për rindërtimin e ekonomive, që përgatiti Komisioni i BE-së, si edhe ndihmat me vaksina. Ai tha, se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë edhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për refoma në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “në mënyrë që këto para që po vihen në dispozicion të jenë para të mirëinvestuara edhe nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian”.

Vlerësim për Procesin e Berlinit

Maas përmendi gjithashtu edhe arritjet e Procesit të Berlinit, duke e cilësuar një “hap historik” marrëveshjen e planveprimit për krjimin e një tregu të përbashkët rajonal, që u arrit vitin e kaluar, në Samitin e Sofjes. Ai përmendi edhe heqjen e tarifave të roamingut të telefonisë, si diçka pozitive si edhe shkëmbimet e të rinjve në kuadër të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit të Rinisë, RYCO, por ai vuri në dukje se ka ende hapa për të bërë për të realizuar marrëveshjet e tjera të arritura, si lëvizja e lirë dhe njohja e ndërsjellë e diplomave profesionale.

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Synimi i tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi. Shumë nisma të marra në Procesin e Berlinit megjithatë nuk kanë arritur rezultatet e duhura, për shkak të çështjeve statusore ende të pazgjidhura mes shteteve në rajon./DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result